Please enter at least 3 characters.

Foto të kapura në çaste aq të përsosura sa duken të pabesueshme

2019/10/1-123.jpg

Dikush mund të bëjë me mijëra foto gjatë jetës, por ndonjëra prej tyre mund të shkrepet në një çast aq të pabesueshëm sa të të duket si lojë e fatit.

Por në një kohë kur shumë foto mund të manipulohen me photoshop, shumë prej  nesh mund t’i kalojmë pa u dhënë rëndësinë e duhur, duke menduar se është një tjetër foto e punuar grafikisht.

Por këto janë foto që thjesht ka dashur fati të kapen në çaste aq të përkryera sa të duken si të manipuluara, edhe pse nuk janë. /tch/

Këtu është një foto e vetme, e ndarë më së miri nga drurët e një gardhi

Edhe uji i elefantit duket si elefant

Drita e perëndimit të diellit hyri në këtë shpellë në këndin e duhur për t’i dhënë këtë ngjyrë unike kësaj copëze akulli

Zjarri që digjet brenda zgavrës së pemës duket si diçka magjike

Është cungu i një peme të madhe, por duket si shkëmbinjtë që po i kapërcen fëmija e një gjiganti

Kjo rrugë në Uajoming të SHBA-ve njihet si “Autostrada për në Qiell”

Perëndimi i ndarë në dy gjysma

Është një foto, por shtylla e bën të duken si dy

Në kohën dhe vendin e duhur

Dritarja që bën të duket sikur kap katër stinë të ndryshme

Qeni është i lyer me pudër portokalli, por duket sikur ka marrë flakë

Shenjat e gomave duken 3D

Vajza ka lyer fytyrën me ngjyrë gri dhe ka kostum bardhezi. Duket si efekt, por është e vërtetë

Qenushi që vendosi të ndalojë fiks aty ku bie dielli

Moçali i mbushur me rrëshirën dhe vajrat natyrale që lëshohet nga pemët merr nuanca të ylberi kur i bie drita

Filxhanët që duken sikur janë me vrima

Lopa duket sikur ekziston vetëm me kokë, por trupi fshihet prapa

Edhe mjeku ishte çuditur kur ishte parë nga afër syrin e kësaj pacienteje

Retë mbi malet Berkshajër në Masaçusets të SHBA-ve krijuan një pamje fantastike

Tramvaji duket sikur vazhdon me shumë kate, sa një pallat

Macen nuk e ka lyer njeri, por xhami i zbukuruar me letra me ngjyra bën që të krijohet ky efekt edhe mbi macen

Foto e bërë nga brenda tendës dukte si efekt Photoshop-i, por është e vërtetë

Një urë gjigante ujësjellësi në Britani

Ora që ka rënë bashkë me murin është në fakt një vepër arti

Nuk ka nevojë për koment

Ora që ka rënë bashkë me murin është në fakt një vepër arti

Ky dollap e ndan dritën në mënyrë të veçantë

Mund të mos besohet, por dora është brenda në një pellg me ujë shumë të kthjellët, në Suedi. Shikoni me kujdes dhe do ta shihni vijën e ujit te kyçi i dorës

Stadiumi rus ofron pamje të dyfishtë

Piktura me iluzion 3D, e cila ndryshon pamje kur e lëviz, në pasqyrë duket si dy figura të ndryshme

Shiu e ktheu barin si pikturë të Van Gogut

Gjermani, pemët janë rrëzuar nga stuhia në mënyrë të përsosur

Grerëza në sipërfaqen e ujit

Kjo ndërtesë e ka bojën të njëjtë me qiellin

Zogjtë shtegtarë mbuluan qiellin për pak minuta

Fotografia është bërë në mjegull dhe tabela rrugore duket sikur është në mes të asgjësë

Kafeja që e reflekton abazhurin si një kështjellë drite

Ky rezervuar i vogël me ujë zbrazet plotësisht sa herë që ka thatësirë dhe shenjat e tij duken te pemët

Filxhanët mund të thyhen dhe kështu

Kali që duket sikur pluskon në ajër

Mund të duken sikur janë dy foto, sikur janë dy qiej, por ai në pjesën poshtë është në fakt liqeni që ndodhet rrëzë malit te parku kombëtar Banff, Alberta, Kanada

Një foto e thjeshtë por plot fantazi

Makina e pastruar si pasqyrë duket sikur nuk është fare aty