Please enter at least 3 characters.

Formacioni zyrtar: PSG kërkon triumfin që e kualifikon në 1/8 e finales

2018/12/ThomasTuchelll-e1544554326674.jpg
279:"NAPLES, ITALY - NOVEMBER 06: Coach of Paris Saint-Germain Thomas Tuchel gestures during the Group C match of the UEFA Champions League between SSC Napoli and Paris Saint-Germain at Stadio San Paolo on November 6, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germaini është mysafir i Crvena Zvezdas në xhiron e fundit në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Thomas Tuchel e ka gati formacionin për këtë përballje të rëndësishme në fazën grupore.

Kampioni francez është në vend të dytë në grup me tetë pikë, derisa Napoli është lider me një pikë më shumë.

Padyshim se Grupi C është ndër ata që njihen si “grupi i vdekjes” dhe xhiroja e fundit do të vendosë se cilat skuadra do të kualifikohen në të tetën e finales në garën më të madhe evropiane për klube.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Buffon - Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat - Verratti, Marquinhos - Mbappe, Neymar, Di Maria - Cavani.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Liverpoolit dhe Napolit.

Porse, PSG duhet ta mposhtë kundërshtarin e tij, pasi që një barazim eventual ndërmjet këtyre dy skuadrave e eliminon skuadrën franceze. /Telegrafi/