Please enter at least 3 characters.

Formacioni i mundshëm i Spanjës ndaj Kosovës – Enrique me plot yje dhe rreshtim sulmues

2021/09/busquets-enrique.jpg

Trajneri Luis Enrique ka ndarë tashmë mendjen për formacionin titullar të Spanjës për ndeshjen ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për “Katar 2022”.

Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Spanjës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ky takim i vlefshëm për Grupin B pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka ndarë tashmë mendjen dhe pritet t’i bëjë tri ndryshime për dallim nga ndeshja ndaj Greqisë.

Por, si pritet të luajë trajneri i Spanjës, Luis Enrique, në ndeshjen ndaj Kosovës?

Gazeta spanjolle AS ka publikuar artikullin me formacionin e mundshëm të Spanjës, ku është i mbushur plot yje dhe pa befasi.

Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Alvaro Morata janë tre emrat më të mëdhenj që pritet të zbarkojnë në “Fadil Vokrri” sonte.

Formacioni i Spanjës: Unai Simon; Azpilicueta, Laporte, Eric Garcia, Jordi Alba; Carlos Soler, Busquets, Llorente; Sarabia, Morata, Ferran Torres.

/Telegrafi/