Formacionet zyrtare të derbit në Ligue 1: Monaco - PSG
15/01/2020
Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në mes të Monacos dhe Paris Saint-Germain në kuadër të Ligue 1.
Në javën e kaluar, parisienët ishin nikoqir të rivalit të tyre në takimin që përfundoi me barazimin 3-3.
Tani, Monaco do ta pret kampionin në fuqi në ndeshjen që fillon nga ora 21:00 në stadiumin ‘Stade Louis II”.
PSG për këtë derbi nuk mund të llogaris në Juan Bernat, Edinson Cavanin, Marquinhos,Thomas Meunier dhe Leandro Paredes, që janë të lënduar.
Formacioni startues i Monacos: Henrichs, Glik, Maripan, Ballo, Touré, Bakayoko, Golovin, Fabregas, Martins, Ben Yedder, Baldé.
Formacioni startues i PSG-s: Navas - Dagba, T.Silva, Kimpembe, Kurzawa - Di Maria, Gueye, Kouassi, Neymar - Mbappé, Icardi. /Telegrafi/


