Forcat e rendit vrasin dy terroristë në Arabinë Saudite, të kërkuarit e pësojnë me jetë gjatë të shtënave në Damam
26/12/2019
Forcat saudite të sigurisë kanë vrarë dy terroristë gjatë të shtënave me armë në jug të qytetit Dama, ka njoftuar televizioni publik al-Ekbari.
Dy terroristë të kërkuar nga forcat e rendit janë vrarë për shkëmbimit të zjarrit që patën me forcat e sigurisë, ka raportuar al-Ekbari duke mos dhënë detaje tjera, transmeton Telegrafi.
Pas intervenimit të forcave të rendit sheshi i Damamit i është kthyer normalitetit, ndërsa pamjet amatore të publikuara më poshtë shfaqin forcat saudite duke u ballafaquar me të kërkuarit.
Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë, ku shihet qartë një atmosferë kaotike e krijuar pas të shtënave të para që dëgjohen. /Telegrafi/


