Finalja e Ligës së Evropës, Freiburg - Aston Villa: Formacionet zyrtare, Schuster dhe Emery duan trofeun
Freiburgu dhe Aston Villa duan të shkruajë një kapitull të ri të rëndësishëm në historinë e klubeve përkatëse, ku një fitore do të thoshte shumë për të dyja palët.
Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet në Stamboll, ku dy ekipet vijnë me një formë të mirë në këtë garë.
Freiburg nuk ka fituar kurrë një trofe të madh. Pas përfundimit në vendin e shtatë në fazën e ligës, ata nuk kanë ndaluar së shënuari gola, duke eliminuar emra si Genk, Celta dhe Braga.
It's showtime 🏆
🎨 @_GonzaRodriguez#UELfinalpic.twitter.com/IfKVGr1sYs
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) May 20, 2026
Ndërkohë, Aston Villa synon të fitojë trofeun e parë në 30 vjet. Pasi fitoi shtatë nga tetë ndeshjet e fazës së ligës për t'u renditur në vendin e dytë, që atëherë ata kanë mposhtur Lille, Bologna dhe Nottingham Forest në raundet eliminatore.
Trajnerët Julian Schuster dhe Unai Emery kanë publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes.
Freiburg: Atubolu, Kubler, Ginter, Llenhart, Treu, Eggestein, Hofler, Beste, Manzambi, Grifo, Matanovic
Aston Villa: Martinez, Cash, Konsa, Pau torres, Digne, Lindelof, Tielemans, MCginn, Rogers, Buendia, Watingks
/Telegrafi/


