Finalja e Kupës së Italisë, Atalanta 0-1 Juventus: Bianconerët në epërsi
15/05/2024
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Italisë mes Atalantas dhe Juventusit, me bardhëzinjtë që janë në epërsi prej 1-0.
Goli i vetëm i pjesës të parë erdhi në minutën e katërt kur Dusan Vlahovic realizoi pas asistimit nga Andrea Cambiaso.
Atalanta e pati më shumë posedimin, por që nuk arriti të krijonte ndonjë rast të madh.
Juventusi nuk lejoi të ketë raste të mëdha para porte me një mbrojtje të disiplinuar.
Mbetet të shihet se a do të përcaktohet fituesi në pjesën e dytë, me Atalantan që e do një trofe këtë vit. /Telegrafi/


