Please enter at least 3 characters.

Fillon asfaltimi i rrugës në lagjen Dheu i Bardhë në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i rrugës në lagjen Dheu i Bardhë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen.

I pari i Gjilanit, tha se në këtë lagje rruga që po asfaltohet është njëra nga to që frekuentohet më së shumti.

“Jemi në zemër të qytetit, në lagjen Dheu i Bardhë, ku ka nisur sanimi i një rruge shumë të frekuentuar e në gjendje të rëndë. Kjo rrugë çon drejt parkut Baja dhe po rregullohet me asfalt të ri, ndërsa aty ku kemi hapësirë publike po vendosim edhe trotuare”, tha kryetari Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se po punojnë me intensitet të lartë dhe projektin do ta përfundojnë me të njëjtin ritëm.

“Po zgjidhim edhe problemin e ujërave të shiut me kanalizim të ri atmosferik. Rruga është transformim për banorët, më e sigurt, më funksionale dhe më urbane”, shtoi ai. /Telegrafi/