Please enter at least 3 characters.

Fillojnë talljet me 'renditjen' e Cristiano Ronaldos për Topin e Artë

2023/10/cr7-2-scaled.jpg
291:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 12: (EDITORS NOTE: Retransmission of #629473664 with alternate crop.) Cristiano Ronaldo of Real Madrid poses with the Ballon D'Or 2016 trophy at Estadio Santiago Bernabeu on December 12, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Real Madrid via Getty Images)
28:"Real Madrid via Getty Images

Sonte do të mësohet fituesi i Topit të Artë edhe pse raportohet nga shumë media ndërkombëtare se Lionel Messi do ta rrëmbejë të tetin në karrierë.

Ceremonia e 67-të vjetore e Topit të Artë do të zhvillohet të hënën (sonte) më 30 tetor 2023.

Ngjarja që zhvillohet në Theatre du Chatelet në Paris, pritet të fillojë në ora 21:00 sipas kohës tonë lokale.

Derisa ylli argjentinas do të vendosë rekord historik, në rrjetet sociale kanë filluar talljet me Cristiano Ronaldon.

Shumë media po e shikojnë si renditje serioze, por që në fakt është vetëm një shaka e një llogarie në X (ish-Twitter) “Ballon d'Or France Futbol (parody account)”.

Kjo llogari e ka renditur yllin portugez në vendin e 829 për Topin e Artë, ndërsa Lionel Messi e ka shpallur fitues. /Telegrafi/

https://twitter.com/FTTVWORLD/status/1719048392897073284

https://twitter.com/AmanDilshad3/status/1719024090550538678