Please enter at least 3 characters.

Filkov kërkon mbështetje për ligjin për Këshillin Gjyqësor

2024/07/Igor-Filkov.jpg

Në 12 muajt e fundit, janë përgatitur dhe paraqitur në qeveri 22 ligje sistemike, 13 prej të cilave parashikohen drejtpërdrejt nga axhenda e reformës.

Ministri Filkov pohon se nga tetë ligjet në axhendën e reformës me afat deri në qershor 2025, shtatë janë dërguar tashmë në procedurën qeveritare. Kryesor midis tyre është projektligji i ri për Këshillin Gjyqësor, i cili përfaqëson një ndryshim themelor në mënyrën se si zgjidhen dhe shkarkohen gjyqtarët, si dhe në përgjegjësinë e vetë anëtarëve të këshillit.

"Kemi anuluar vendimin e qeverisë së mëparshme që rriti dhjetëfish tarifën e noterëve, kemi aktivizuar oda e ekspertëve, kemi vënë në funksion sistemin "Femida" për regjistrimin e seancave gjyqësore, kemi filluar zbatimin e lidhjeve elektronike për zbatimin e masave, kemi hapur një zyrë për mbështetjen e viktimave nga dhuna, kemi formuar një këshill të ri për koordinimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në gjyqësor, kemi promovuar udhëzuesin e parë për ndihmë ligjore falas në procedurat e azilit dhe kemi nisur një fushatë edukative "juridiksioni ynë, e drejta juaj"", shtoi Ministri.

Filkov theksoi se ata gjetën një ministri pa strategji, pa sistem dhe pa vullnet, dhe se tani po ndërtohen institucione që punojnë për qytetarët, jo për të privilegjuarit./Telegrafi/