Please enter at least 3 characters.

FIFA publikon renditjen e re – Kosova dhe Shqipëria pësojnë rënie në ranglistë

2020/10/KS-Al-1.jpg

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë kanë pësuar rënie në renditjen e re të publikuar nga FIFA.

FIFA gjatë ditës së sotme (e enjte) ka publikuar renditjen e re të kombëtareve nga e gjithë bota.

Podiumi dhe dhjetëshja e kombëtareve ka mbetur e pandryshuar, ku lider është Belgjika, ndërsa pas saj vijnë Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.

Dhjetëshja mbyllet me Spanjën në vend të gjashtë, ndërsa pas tyre vijnë Uruguai, Argjentina, Kroacia dhe Kolumbia.

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rënie për një pozitë, pasi tani gjendet në vendin e 117 me 1158 pikë.

Kjo rënie e Kosovës vjen pas humbjeve ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenia dhe barazimit me Greqinë.

Rënie ka pësuar edhe kombëtarja Shqiptare për tri pozita, pasi tani renditet në vendin e 69-të me 1345 pikë.

Kjo rënie e kuqezinjve erdhi pas rezultateve jo të mira gjatë tetorit, barazimeve me Kazakistanin dhe Lituaninë. /Telegrafi/