Please enter at least 3 characters.

FIFA ka mbajtur një provim për 3800 agjentë të futbollit - pothuajse gjysma e tyre nuk kaluan

2022/11/gpebymowybmgyiw1u3aj-scaled.jpg
267:"ZURICH, SWITZERLAND - FEBRUARY 25: A FIFA logo seen near the headquarter Home of FIFA ahead of tomorrow's Extraordinary FIFA Congress to elect a new FIFA President at Hallenstadion on February 25, 2016 in Zurich, Switzerland. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Ditët e fundit FIFA zhvilloi për herë të parë provimin për agjentët e futbollit. Rregulloret e reja u vendosën në fillim të vitit, ndaj kushdo që dëshiron të bëhet agjent futbolli duhet të kalojë një provim.

Përndryshe, ata nuk mund të marrin licencë për të kryer punën e tyre. Nisur nga testi i parë, situata nuk është aspak e mirë.

Gjegjësisht, FIFA ka njoftuar sot se në provimin e parë janë paraqitur 3800 kandidatë, por provimin me sukses e kanë kaluar vetëm 1962 kandidatë.

Kjo do të thotë se 52% e të anketuarve kanë kaluar, dhe 48% e tyre kanë dështuar. Të gjithë ata që kanë dështuar në provim duhet ta kalojnë atë jo më vonë se data 1 tetor.

FIFA prezantoi këto teste për të ngritur standardet profesionale dhe etike të punës në fjalë, dhe afati i ardhshëm do të mbahet më 20 shtator, me teste shtesë të planifikuara në maj dhe nëntor të vitit të ardhshëm.

Në provim morën pjesë kandidatë nga 138 vende anëtare të FIFA-s. Çdo kandidat mori 20 pyetje nga një grup prej 200 sosh. Për të kaluar, ai duhej të kishte të sakta 75 për qind të pyetjeve./Telegrafi/