Please enter at least 3 characters.

Fiat sjell veturën me kabina të bashkuara - a e dini cili është arsyeja?

Ashtu si shumica e furgonëve të mëdhenj, Fiat Ducato ofrohet në një gamë të gjerë konfigurimesh, me gjatësi, lartësi dhe stile të ndryshme të karrocerisë.

Një nga këto është edhe kabina që më vonë mund të përshtatet, kështu që mund ta shndërroni në kamper, kamionçinë, etj.

Fiat i bashkon këto lloje mjetesh, duke krijuar kështu një variant me dy kabina të bashkuara – përballë njëra-tjetrës. Kjo është e mundur me mjetet komerciale që kanë tërheqje në rrotat e përparme.

Sigurisht, një mjet i tillë (apo mjete të tilla) nuk mund të regjistrohet për përdorim rrugor. Atëherë, pse i ndërton Stellantis? E kemi shpjeguar këtë më parë me shembullin e Citroën Jumperit, por ia vlen ta përsërisim.

Bashkimi i përkohshëm i dy modeleve pa rrota të pasme e bën më të lehtë dhe më të lirë transportin dhe manovrimin.

Pra, arsyeja kryesore për furgonët e bashkuar është kursimi i kostove. Meqenëse këta furgonë nuk kanë një sistem tradicional tërheqjeje në rrotat e pasme, Stellantis ka më pak punë, ndërsa punëtoritë e karrocerisë kanë më shumë fleksibilitet. /Telegrafi/