FFK publikon dokumentet ku shihet se Agim Ademi ka mandat të plotë katërvjeçar
Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një komunikatë ku mbron zgjedhjen e Presidentit Agim Ademi në krye të FFK-së me mandat të plotë katër vjeçar.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Me qëllim të evitimit të të gjitha dezinformatave dhe për të informuar drejt dhe bazuar në ligj, FFK lëshon të bashkangjitur:
Procesverbalin nga mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ku konfirmohet mandati katërvjeçar i presidentit Agim AdemiInterpretimin ligjor të Ministrisë së Administratës Publike (organ i vetëm për të interpretuar statusin e OJQ-ve);Shkresën zyrtare nga UEFA, me të cilën konfirmohet se z. Ademi është i zgjedhur në mënyrë të ligjshme, duke i respektuar të gjitha procedurat demokratike për mandatin 4-vjeçar në krye të FFK-së.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së për të mos lejuar më konfuzitet artificial e konsideron këtë çështje të mbyllur.
Zgjedhjet për anëtarë të KE të FFK-së do të mbahen fillimisht nëpër LRF dhe pastaj duke respektuar të gjitha kushtet për thirrje, do të mbahet Kuvendi për anëtarë të KE-së në harmoni me statutin e FFK-së. /Telegrafi/


