FFK i jep fitoren në tavolinë Vushtrrisë, Dukagjini rrezikon ngjitjen direkt në Superligë pas një gabimi amator
Komisioni i Garave (KG) i Ligës së Parë të Kosovës ka marrë një vendim i cili e ka prekur skuadrën nga Klina, Dukagjini.
Dukagjini i Klinës ka arritur të fitojë derbin e Ligës së parë ndaj Vushtrrisë me rezultat 4-3 duke u ofruar edhe më shumë me hyrjen direkt në Superligë.
Megjithatë, komisioni i garave në përbërje nga Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Abdyl Bellopoja ka miratuar një kërkesë të Vëllaznimit nga Gjakova në parregullsinë e ndeshjes ndërmjet Dukagjinit dhe Vushtrrisë dhe ka marr vendim për fitore në tavolinë për mysafirët.
V E N D I MMiratohet ankesa e KF “Vëllaznimi ” nga Gjakova si e bazuar dhe ndeshja e javës së 28-të të Ligës së Parë ndërmjet KF “Dukagjini” – KF “Vushtrria” regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Vushtrria”.
ARSYETIMKomisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF “Dukagjini” – KF “Vushtrria” e vlefshme për javën e 28-të të Ligës së Parë, konstatoi se KF “Vëllaznimi ” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të KF “Dukagjini”, Granit Elezaj me nr. Lic.7 dhe ID002360M96 për shkak se lojtari është aktivizuar në lojë pas 4 kartonëve të verdhë.Gjatë administrimit të provave Komisioni i Garave ka konstatuar se: Ankesa është e afatshme, e lejuar e taksuar dhe i përmbush të gjitha kushtet për shqyrtim dhe vendimmarrje nga Komisioni i Garave.
Tani kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje, klubi nga Klina ka 56 pikë dhe jo 59 në vendin e dytë ose një pikë më shumë se Besa e Pejës në vendin e tretë dhe dy më shumë se Vëllaznimi i vendit të katërt.
/Telegrafi/


