Please enter at least 3 characters.

Festonte ditëlindjen, vegjetariania ‘gëzohet’ me një picë plot mish të thatë (Foto)

2018/09/Festonte-foto.jpg

Shannon Rich nga South Wales, që kurrë nuk ka ngrënë mish, është befasuar për të keq, derisa po festonte ditëlindjen e 22-të.

Megjithëse kishte kërkuar dy pica vegjetariane, për vete dhe partnerin, asaj ia dërguan ato plot me shtresa mishi të thatë, transmeton Telegrafi.

Pasi ishte shumë e uritur, ajo i ka ngrënë dy copa të mëdha, derisa vërejti që diçka nuk është në rregull.

Pica me mish që i arriti në shtëpi

“Me erdhi të vjellja, ndihesha e trullosur, si ka mundësi të ha mish dhe atë për ditëlindje. Sikur deshën të më gëzonin” ka thënë vegjetariania Rich.

Sipas saj, ky rast e ka lënë me pasoja dhe ndjenë paranojë, ndërsa është e sigurt se më nuk do të ha picë kurrë.

Në anën tjetër, zyrtarët e picerisë ku e bëri porosinë, kanë thënë se ishte një ngatërresë, ndërsa kërkuan falje dhe i ofruan dëmshpërblim. /Telegrafi/