Fernandes mbetet te Sportingu, nuk fluturon për teste mjekësore te United
Bruno Fernandes thuhet se nuk do të fluturojë për në Angli që t’i përfundojë testet mjekësore te Manchester Unitedi.
Kapiteni i Sporting Lisbonës është shndërruar në lojtarin më të kërkuar në Evropë, pas 31 golave të shënuar në sezonin e kaluar në ligën portugeze.
Raportimet e mediave angleze në këtë fundjavë raportuar se mesfushori portugez do të fluturonte për në Angli që t’i përfundonte testet mjekësore me Djajtë e Kuq, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Daily Express raporton se klubi anglez ende nuk ka arritur marrëveshje me Sportingun për shumën e transferimit, ndërsa lojtari po qëndron me skuadrën në Amerikë.
Nëse Manchester United vazhdon të negociojë me skuadrën portugeze rreth çmimit të Fernandes, atëherë marrëveshja rrezikohet të kompletohet deri më 8 gusht, atëherë kur mbyllet afati kalimtar.
Ole Gunnar Solskjaer është fans i madh i lojës së mesfushorit portugez, gjersa në këtë verë ka transferuar Aaron Wan-Bissakan dhe Daniel Jamesin. /Telegrafi/


