Please enter at least 3 characters.

Fejohet Arbër Zeneli

2019/06/azeneli17_64518959_1727799953989747_9136791640289778520_n-e1561060899894.jpg

Arbër Zeneli është një ndër futbollistët më të mirë të përfaqësueses së Kosovës.

Ai pas vetes ka lënë një sezon të jashtëzakonshëm sa i përket me klubin francez Reims, por edhe "Dardanët".

Por, lojtari pos jetës prej një futbollisti profesionist, ai ka edhe një jetë private që e ruan me xhelozi të madhe.

Megjithatë, 24-vjeçari ka vendosur që sot t'i jap fund beqarisë duke kurorëzuar me fejesë lidhjen disavjeçare me Majlinda Hodën, e cila i ka dhënë përgjigje pozitive.

Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti duke publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram të cilat i ka shkrepur pak pas propozimit, duke shkruar “Ajo tha po!”.

Ndryshe, Zeneli është duke shëruar nga një lëndim i marrë kundër kombëtares së Malit të Zi, ku Kosova barazoi 1-1. /Telegrafi/