Falcao: Jam i lumtur te Monaco
12/12/2013
Disa nga klubet kryesore evropiane janë në kërkim të kolumbianit, i cili nuk luan qe një kohë si pasojë e problemeve me kofshën.
“Jam shumë i lumtur këtu te Monaco. Nuk kam probleme me trajnerin (siç është spekuluar), por me kofshën time. Ndjehem më mirë. Do të luaj shumë shpejt”.
“Ka shumë spekulime rreth meje, por unë kam një kontratë pesëvjeçare dhe jam shumë i lumtur këtu”, u ka thënë 27-vjeçari gazetareve.
Falcao ka shënuar nëntë gola në 14 paraqitjet e tij në Ligue 1 këtë sezon. /Telegrafi/


