Please enter at least 3 characters.

Është vajzë! Aktorja Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski bëhen prindër për herë të parë (Foto)

2017/03/amanda1-e1490438688370.jpg
27:"© ddp USA/REX/Shutterstock

Aktorja e njohur Amanda Seyfried është bërë sot (e shtunë) nënë për herë të parë.

Është konfirmuar se aktorja 31 vjeçare dhe bashkëshorti i saj Thomas (40) janë bërë prindër të një vajze, emri i së cilës nuk është bërë i ditur ende për opinionin.

Lajmin për shtatzëninë e Amandës, çifti e bëri të ditur në nëntor të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Në shtator ata shpallën fejesën e tyre, dy muaj përpara se të bënin të ditur se do të bëheshin prindër.

Filmi i tyre më i fundit "The Last Word" u dha premierë me datë 3 mars, krahas yjeve botërorë: Shirley MacLaine, Anne Heche and Tom Everett Scott.

Kjo komedi pasyron aktoren Shirley në rolin e një sipërmarrëse kontrolluese në pensione, teksa mashtron me nekrologji, duke futur madje edhe veten e saj në listat e të vdekurve, kurse Amanda në rol përfaqëson një gazetare investiguese e cila synon të gjejë të vërtetën. /Telegrafi/