Please enter at least 3 characters.

Era Istrefi vetëm për një xhaketë shpenzon 2250 euro

2021/01/collage-4-1-scaled.jpg

Ajo ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare tashmë me famë ndërkombëtare, Era Istrefin, e cila gjatë vitit të kaluar ka qenë më pasive në skenë.

Megjithatë, ajo po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat me postime të ndryshme në rrjete sociale.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

Biondja së fundmi ka ndarë disa fotografi atraktive në Instagram, në të cilat tërhoqi vëmendje të madhe me një xhaketë të shkurtër ngjyrë gri.

Kjo xhaketë e markës ‘Prada’ është vlerësuar nga faqja ‘closetshqip’, ku sipas tyre kushton hiç më pak se 2250 euro.

Komplimentet krahas fotografive ishin nga më të ndryshmet, duke e përgëzuar për ‘look-un’ atraktiv.

Era sivjet u ka premtuar fansave se do jetë më aktive dhe se ka gati disa këngë të reja. /Telegrafi/