Please enter at least 3 characters.

Emery për Perisic: Jemi duke shikuar mundësinë e transferimit të dy futbollistëve të ndryshëm

2019/01/emery.jpg
745:"Arsenal's Spanish head coach Unai Emery gestures on the touchline during the English FA Cup fourth round football match between Arsenal and Manchester United at the Emirates Stadium in London on January 25, 2019. (Photo by Daniel LEAL-OLIVAS / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No video emulation. Social media in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No use in betting publications, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read DANIEL LEAL-OLIVAS/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Unai Emery lë të kuptohet se Arsenali mund të nënshkruajë me Ivan Perisic nga Interi pasi klubi i tij po i shikon lojtarët që mund t'ju ndihmojnë në pozitat si anësor i djathtë apo i  majtë i sulmit.

Perisic thuhet se ka rënë dakord me Arsenalin pasi Inter konfirmoi se është i gatshëm të largohej.

Nuk ka vonuar shumë dhe trajneri Emery ka konfirmuar se Topçinjtë janë në treg për anësor të ri që mund të luaj në të dy krahët.

"Klubi po punon sipas mundësive për lojtarë të ndryshëm", ka thënë fillimisht Emery në një konferencë për shtyp.

"Nuk i di lojtarët, nuk mund të them saktësisht cilët po i shikojnë, por ata janë lojtarë që mund të na ndihmojnë, të cilët mund të luajnë si anësor, të krahut të djathtë ose të majtë".

Perisic mund të jetë blerja e madhe e janarit për Arsenalin (Getty Images/Guliver)

"Unë mendoj se të gjithë lojtarët që mund të vijnë dhe të na ndihmojnë janë të mirë".

"E di që nuk është e lehtë. Ne [kemi qenë] duke folur për dy muaj për këto mundësi, por e dimë se nuk është e lehtë".

"Ne mund të nënshkruajmë mes zero deri në dy lojtarë. Nëse ata nuk vijnë për të na ndihmuar siç duam, preferoj që ata të mos vijnë".

"Dy, sepse po shikojmë dy lojtarë të ndryshëm me mundësi për të ardhur", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/