Please enter at least 3 characters.

Elvedi nuk vazhdon me Gladbachun, Liverpool dhe Roma pas mbrojtësit zviceran

2023/07/imago1030212667h.jpg
543:"Fussball, Bundesliga, Deutschland, Herren, Saison 2022/2023, 33. Spieltag, BayArena Leverkusen, Bayer Leverkusen - Borussia Mönchengladbach 2:2 Nico Elvedi BMG. Aktion, Einzelbild. DFB/DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO *** Football, Bundesliga, Germany, Men, Season 2022 2023, 33 Matchday, BayArena Leverkusen, Bayer Leverkusen Borussia Mönchengladbach 2 2 Nico Elvedi BMG Action, Single Image DFB DFL REGULATES PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND OR QUASI VIDEO
15:"IMAGO/Uwe Kraft

Nico Elvedi ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për karrierën e tij, pasi ka vendosur mos të vazhdoj kontratën me Borussia Moenchegladbach.

Mbrojtësit zviceran kontrata i skadon në verën e vitit 2024 dhe ai ka refuzuar ofertën e fundit nga Gladbach, pasi dëshira e tij është të bëj një hap para në karrierë.

Blick ka raportuar se Gladbach tani do të tentojë ta shes yllin e tyre, në mënyrë që mos t'iu largohet në verën e vitit të ardhshëm si futbollist i lirë.

26-vjeçari ka zgjuar interesimin e Romës prej kohësh, por edhe gjiganti anglez Liverpool e ka në listën e dëshirave.

Duke marrë parasysh që kontrata e tij me Gladbach është vetëm edhe një vit, çmimi i lojtarit është shumë i arsyeshëm dhe lehtë i pagushëm nga Roma e Liverpool.

Evledi është pjesë e Gladbach që tetë vite, derisa këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje duke realizuar edhe tre gola.

Klubi gjerman synon që nga shitja e tij të fitojë mbi 10 milionë euro. /Telegrafi/