Please enter at least 3 characters.

El Shaarawy: Meritojmë vendin e dytë, gati për derbi

2017/04/GettyImages-624608718-e1493107102488.jpg
244:"BERGAMO, ITALY - NOVEMBER 20: Stephan El Shaarawy of AS Roma looks on during the Serie A match between Atalanta BC and AS Roma at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on November 20, 2016 in Bergamo, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Romës, Stephan El Shaarawy, ka folur për mikrofonat e Roma TV pas fitores ndaj Pescaras.

Italiani ka thënë se ishte një ndeshje e komplikuar, posaçërisht fillimi.

“Ndeshja? Në fillim ishte e komplikuar pastaj pas avantazhit ishim mirë dhe erdhi goli dytë. Ishte një performancë e mirë, meritojmë vendin e dytë”.

“Derbi? Jemi përgatitur mirë pasi është një ndeshje e rëndësishme për vendin e dytë. Ne bëmë atë që trajneri na tha dhe jam i lumtur që kemi bërë mirë edhe në fazën mbrojtëse”, ka thënë El Shaarawy.

Ndeshja e ardhshme e Romës është ndaj Lazios. /Telegrafi/