Please enter at least 3 characters.

'El Clasico' i basketbollit kosovar zhvillohet në Ferizaj

2016/12/prishtina-trepca.jpg

Derbi i fundjavës në Superligën e basketbollit, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, nuk do të luhet në Therandë, ashtu siç u tha ditëve të fundit.

Takimi në fjalë do të zhvillohet në Palestrën “Bill Klinton” në Ferizaj, për shkak të rinovimit të parketit në Pallatinë e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, shkruan gazetaolle.

Lajmin e ka dhënë tifozët e Prishtinës, Plisat, duke bërë thirrje që skuadra të përkrahet masivisht.

Ndeshja zhvillohet të premten.