Please enter at least 3 characters.

Ekspozita e xhubletave

2021/03/xhubleta-e1615636622384.jpg
15:"Montazh Abc Web

Veshjet 4000 vjeçare, tipike te femrave shqiptare, u prezantuan përmes një ekspozite të çelur ne mjediset e muzeut historik “Oso Kuka” në Shkodër.

E cilësuar si një nga veshjet më të vjetra në Evrope, edhe xhubleta ka pësuar disa ndryshime, kryesisht ajo e Malësisë se Madhe.

Kjo veshje është tipike e grave në Shqipërinë e veriut mbi lumin Drin, Nikaj-Mërturi e Rugovë, Malësi e Madhe dhe e shqiptarëve të Malit të Zi.

Kjo ekspozitë kontribuon në përgatitjet e fundit për dorëzimin e dosjes qe do të dërgohet në UNESCO për xhubletën si vepër e trashëgimisë kulturore. Përgjigja e UNESCO-s pritet të jepet në shtator. /TCh/