Please enter at least 3 characters.

Eksplodimi i kontrolluar rrëzoi brenda sekondave dy oxhakë - të lartë nga 170 metra (Video)

2017/09/Eksplodimi-i-kontrolluar-rrëzoi-brenda-sekondave-dy-oxhake-te-larte-nga-170-metra-foto.jpg
23:"© London News Pictures

Për 40 vjet nxorën tymin e stacionit për prodhimin e energjisë elektrike në Essex të Anglisë, ndërsa u rrëzuan brenda disa sekondave me anë të eksplodimit të kontrolluar.

Oxhakët e lartë nga 170 metra, ishin për një kohë të gjatë jashtë funksionit, sepse punimet ishin ndërprerë pasi djegia e thëngjillit shkaktonte ndotjen e ambientit, transmeton Telegrafi.

Nga frika se mund të shemben shkaku i vjetërsisë, është kryer rrënimi i objekteve që ishin pjesë e panoramës së qytetit.

Ka pasur shumë kërkesa që ato të restaurohen dhe të sigurohen që të mos bien, por u vendos që përfundimisht të largohen. /Telegrafi/