Please enter at least 3 characters.

Ekonomia ilegale, Italia kryeson në BE

2016/01/1514627901.jpg
803:"LOS ANGELES, CA - SEPTEMBER 7: Marijuana plants grow at Perennial Holistic Wellness Center, a not-for-profit medical marijuana dispensary in operation since 2006, on September 7, 2012 in Los Angeles, California. A group of activists have submitted about 50,000 signatures in an effort to force a referendum on a marijuana dispensary ban in Los Angeles to take effect next week. A minimum of 27,425 valid signatures from registered voters is needed to let voters decide on the issue in March, and until the number can be verified, the ban will not be enforced. . The ban would not prevent patients or cooperatives of two or three people to grow their own in small amounts. Californians voted to legalize medical cannabis use in 1996, clashing with federal drug laws. (Photo by David McNew/Getty Images)
12:"Getty Images

Prej disa muajsh po përdoret zyrtarisht edhe termi Prodhim i Brendshëm Bruto “i keq”, që mat vlerën ekonomike të drogës, prostitucionit dhe kontrabandës. Rregulli i ri, që deri më tani ka “injoruar” statistikat zyrtare, hyri në fuqi në shtator të këtij viti në shumë vende Europiane dhe llogaritet në pasurinë kombëtare të një vendi. Në vijim po japin disa shifra për vendet kryesore europiane, referuar të dhënave të instituteve respektivë të statistikave.

Italia mban vendin e parë sa i përket ndikimit të aktiviteteve të paligjshme në performancën ekonomike. Bëhet fjalë për rreth 15.5 miliardë euro, ose 0.9 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Tregtia e drogës në Itali llogaritet në rreth 10.5 miliardë euro, prostitucioni 3.5 miliardë dhe kontrabanda 300 milionë euro. Ndërsa në Spanjë, ekonomia ilegale llogaritet në 0.87 për qind të GDP-së, ose 9.4 miliardë euro. Në krye është trafiku i drogës, ndërsa prostitucioni përfaqëson 0.35 për qind.

Vendi i tretë për Holandën. “Coffee shop” ose dyqanet ku shitet hashash, janë një faktor i rëndësishëm për ekonominë holandeze, referuar të dhënave zyrtare të Zyrës së Statistikave. Vlera e shtuar në ekonomi, nga tregu i kanabis është 1.03 miliard euro. Ndërsa në total, tregu ilegal në Holandë llogaritet në 2.63 miliardë euro.

Droga dhe prostitucioni i japin një shtysë Prodhimit Kombëtar të Britanisë, me rreth 10.5 miliardë euro ose 0.7 për qind të GDP-së. Nga kjo shumë rreth 8.4 miliardë euro vijnë nga tregu i drogës dhe pjesa tjetër nga prostitucioni, raporton Scan Tv.

Ndërsa Franca llogarit një vlerë të aktiviteteve të paligjshme prej 2 miliardë euro ose 0.1 të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Edhe në Gjermani, ashtu si një Francë, tregu i drogës vlen 1.52 miliardë euro, ose 0.1% të GDP-së. /Telegrafi/