Please enter at least 3 characters.

Ekonomia gjermane gjatë vitit 2019 pritet të rritet vetëm 0.6%

2019/03/automobile_production.jpg
310:"WOLFSBURG, GERMANY - MARCH 01: Workers assemble Volkswagen Touareg, Touran and T-Roc models at the Volkswagen factory on March 01, 2019 in Wolfsburg, Germany. Volkswagen is scheduled to hold its annual press conference to announce financial results for last year on March 12.(Photo by Sean Gallup/Getty Images)
12:"Getty Images

Instituti gjerman për kërkime ekonomike IFO, ka ulur parashikimin e rritjes gjatë vitit 2019 për ekonominë më të madhe të Evropës në 0.6 për qind nga 1.1 për qind.

Sipas IFO, kjo ulje ka ardhur për shkak të kërkesës së dobët për mallrat industriale.

"Industria nuk do të nxisë rritjen e përgjithshme. Kërkesa botërore për produktet gjermane është e dobët, sepse ekonomia botërore po humbet tutje", tha ekonomisti i IFO, Timo Wollmershaeuser, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Ministria gjermane e Ekonomisë tha se kontratat për mallrat “Made in Germany” u ulën me 2.6 për qind, duke shënuar rënien e tyre më të madhe që nga qershori 2018 dhe hedhur poshtë parashikimet për një rritje 0.5 për qind.

Përplasjet e tregjeve dhe rreziku që Britania të largohet nga BE këtë muaj pa një marrëveshje janë rreziqe të mëdha për ekonominë gjermane, të cilat vetëm i shmangen një recesioni. /Telegrafi/