“Ekipi është shumë i motivuar, duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët” - Asllani me besim të plotë për ndeshjet e tetorit
07/10/2024
Fisnik Asllani ka folur për dy ndeshjet e tetorit ku Kosova do të luajë ndaj Lituanisë dhe Qipros. Asllani shfaqi optimizëm për paraqitjet në këto dy ndeshje, duke u shprehur të motivuar për të arritur rezultate pozitive.“Jam krenar që jam grumbulluar sërish me Kombëtaren dhe shpresoj që do të kemi dy lojë shumë të mira. Do të japim maksimumin që të marrim 6 pikë nga ky grumbullim”.


