Please enter at least 3 characters.

Edis Kuraja i nënshtrohet operacionit të tretë

2016/01/edis-kuraja-i-n-euml-nshtrohet-operacionit-t-euml-tret-euml_hd.jpg

Kuraja që pësoi aksident të rëndë më 4 korrik, ku te ish objekti i “Rilindjes” u goditë nga një veturë, është operuar në legen, teksa gjendja e tij shëndetësore, cilësohet stabile.

“Edisi i është nënshtruar edhe operimit të tretë më radhë. Operimi kësaj radhe është bërë në legen, ndërsa ka zgjatur rreth 2 orë e 30 minuta”, konfirmoi një familjar për Indeksonline. “Edisi është akoma në gjumë, këtë javë priten ndryshime për të mirë në shëndetin e tij. Gjendja e tij është stabile”.

Familjari i Edis Kurajës, tregon për Indeksonline se ish basketbollisti i njohur në fund të kësaj fundjave, do t’i nënshtrohet edhe një operacioni . “Në fundjavë Edisi do t’i nënshtrohet edhe një operimi, në tre unazat e thyera, ndërsa mjekët mbajnë shpresë se Edisi do t’ia del që ta merr vetën ngadalë , por akoma gjendet nën kujdes intensiv të mjekëve”, shtoi familjari i basketbollistit për Indeksonline.

Kuraja pas aksidentit, ishte dërguar në QKUK, ku pas dy dite qëndrim, ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Shkupit, duke iu nënshtruar menjëherë një operimi për ndaljen e gjakderdhjes së brendshme. Rreth rastit të trajtimit të Kurajës në QKUK, dhe transportimit të tij me urgjencë në Shkup, javën e kaluar është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës.