Please enter at least 3 characters.

Edi Rama publikon foton e Sali Berishës në kazino (Foto)

2018/10/rama-berisha2-e1539859653678.jpg
238:"Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.
3:"LSA

Teksa ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën, se po synon të krijojë monopolin e basteve online, ky i fundit e ka akuzuar se Berisha dhe PD-ja, synojnë të mbrojnë “Bastet”.

“Beteja” mes tyre për këtë çështje është zhvendosur në rrjetet sociale, e pikërisht në njërin prej tyre, në Instagram, kryeministri Rama ka postuar edhe një foto të Sali Berishës në fillim vitet ’90 teksa është në një kazino.

“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike. Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike”, shkruan Rama në postimin e tij. /Telegrafi/