Edhe Vllaznia në Ligën Ballkanike
22/05/2014
Të sapo kurorëzuarit me titullin e kampionit të Shqipërisë, Vllaznia nga qyteti i Shkodrës është ekipi i radhës që i bashkëngjitet Ligës Ballkanike. Ata rishtazi e fituan titullin duke e mposhtur klubin e Tiranës me seri prej 3-0 në finale.
Sekretari i Federatës së Basketbollit të Shqipërisë do të jetë i pranishëm javën e ardhshme në Sofje për takimin e radhës të bordit të Ligës Ballkanike, për t’i diskutuar detajet tjera të pjesëmarrjes së kësaj skuadre edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/


