Please enter at least 3 characters.

Edhe sot takohen LVV-LDK, në tentim për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje

2019/10/takimi-grupet-punuese-te-LDK-se-dhe-LVV-se-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të zhvillojnë takim tjetër, në tentim për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Takimi është konfirmuar një ditë më parë nga nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca në adresimin e tij për media.

Ai theksoi se takimi do të vazhdojë nga aty ku e lanë të shtunën mbrëma.

Kjo është dita e tretë radhazi që këto dy subjekte politike takohen.

Ndërkaq, marrëveshja nuk është arritur as pas pothuaj dy muajve bisedimesh e harmonizimi qëndrimesh, ku  dy subjektet u pajtuan për të gjitha çështjet lidhur me programin qeverisës.