Edhe Pakistani ka një Donald Trump
14/01/2025
Vendasve u pëlqen të bëjnë selfie me Salem Bagga, i cili shet puding duke kënduar.
Ata besojnë se njeriu duket tamam si presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Trump.
Bagga e ka kapitalizuar këtë ngjashmëri dhe e ka kthyer në një markë, duke e quajtur pudingun "DONALD TRUMP KHEER".
Bagga shpreson se një ditë Trump do të vizitojë Pakistanin dhe të provojë pudingun e tij.
"Donald Trump, ju i keni fituar zgjedhjet; tani ejani këtu dhe shijoni kherin tim. Do t'ju pëlqejë", tha ai. /Telegrafi/


