Edhe katër ditë deri në konferencën ekskluzive regjionale në Shkup me temë “Teknikat e avancuara të negocimit”
Vetëm edhe katër ditë kanë mbetur për të aplikuar në eventin më të rëndësishëm biznesorë dedikuar profesionistëve për shitje dhe menaxherëve të rajonit.
Pyetjes së shumë përfolur në botën e biznesit – si të përfitojmë më shumë klient, të bëjmë më shumë shitje dhe të arrijmë profit me të lartë, do të jenë fokusi i kësaj konference biznesore. Tema e cila do të trajtohet në këtë konferencë do të jetë “Teknikat e avancuara të negocimit”. Kjo konferencë do të organizohet më 28 tetor në Shkup dhe i dedikohet çdo menaxheri modern, shitësi profesional dhe drejtorëve ekzekutiv.
Konferenca do të vizitohet nga shumë njerëz të suksesshëm të biznesit nga rajoni, ku ata do të shpalosin dhe diskutojnë se si të rrisin konkurrencën me aftësi të shquara negocimi, si të ndikojmë në rritjen e shitjeve tek klientët ekzistues dhe të rinj, si të negociojmë ofertën më të mirë për të gjithë dhe si të bëjmë që biznesi juaj të rritet në tremujorin e fundit të vitit 2015. Programi është gjithashtu i plotësuar me momente argëtuese, sfida për rrjetëzim, diskutime bashkëpunuese, etj. me disa nga biznesmenë më të suksesshëm nga rajoni.
Konferenca do të udhëhiqet nga Steve Clarke – një nga ekspertët më të njohur të shitjes në Evrope, SHBA, Lindje të Mesme, Afrika e Jugut, India dhe Australia, pronarë i kompanisë multi milionëshe, i shfaqur në Top 100 në TIMES Magazine, tani duke ndihmuar korporata të mëdha, sipërmarrësve dhe ekipeve të shitjes në mbarë botën për të fituar më shumë biznes. Ai do të prezantojë sistemin e shitjes të quajtur Eureka si dhe 7 zakonet për shitje efektive.
Kënaquni në një ditë me sfida të rrjetëzimit, diskutime për bashkëpunim dhe tregime të këndshme që do të ju ndihmojnë t’i rrisni fitimet tuaja në fund të vitit 2015.
Lajmi i mirë është që aplikimi për pjesëmarrje është ende i hapur dhe përfaqësuesit të komunitetit të biznesit nga Kosova janë të mirëseardhur nga organizatorët. Kjo ngjarje është e rekomanduar për menaxherët dhe profesionistët e shitjes dhe marketingut, përfaqësues për shitje, pronarë te kompanive dhe drejtorët ekzekutiv si dhe çdo kush qe dëshiron t’i rrisë aftësitë për negocim.
Për më shumë informata, vizitoni https://smartevents.mk/SteveClarke/ apo edhe kontaktoni në info@biznisseminari.com ose +389 (0)2 5201 832
Artikull i sponsorizuar


