Please enter at least 3 characters.

Edhe Bebe Rexha në 'billboard'-in e "Times Square" në New York

2019/01/bebebebeb-e1548779771112.jpg
256:"DALLAS, TX - NOVEMBER 27: (EDITORIAL USE ONLY. NO COMMERCIAL USE) Bebe Rexha performs onstage during 106.1 KISS FM's Jingle Ball 2018 at American Airlines Center on November 27, 2018 in Dallas, Texas. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

Gjatë ditës së martë në "Times Square", në New York është vendosur një reklamë e madhe promovuese, për artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

"Nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar", shkruhej në këtë 'billboard', që ka bërë krenarë shqiptarët anë e kënd botës.

Kjo reklamë e mundësuar nga "Spotify", ka promovuar gjithashtu artisten tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, dhe arsyeja e vendosjes së tyre është nominimi i tyre për çmimin "Artisti i ri më e mirë".

Vetëm pak ditë më parë, në ekranet gjigante të "Times Square" të New Yorkut është shfaqur edhe portreti i artistes Rexha.

E lumtur me këtë fakt, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), kishte ndarë me ndjekësit e saj imazhe nga 'billboard'-i gjigant, ku ishte shprehur e lumtur për paraqitjen e saj aty.

Ndryshe nga Dua, për Bebe Rexhën, ekrani i "Spotify" ka shkruar: "Nga xhirot e trageteve mes New Yorkut dhe Staten Island, nominuar për Artisten e re më të mirë".

Bebe Rexha përndryshe është lindur e rritur në New York nga prindërit shqiptarë, dhe me siguri që projektuesit e reklamës, nuk kanë qenë në dijeni për prejardhjen e saj shqiptare, nga Dibra e Maqedonisë.

Rexha është bërë një emër shumë i përfolur së fundmi në media, edhe për faktin se përmes një statusi në Twitter, u kërkoi hapur një duet bashkëkombësve të saj me famë botërore: Dua Lipa, Ava Max dhe Rita Ora. /Telegrafi/