Edhe basketbolli me Ligë të Kampionëve
27/11/2015
Nën drejtimin e kreut të FIBA-së, Horacio Muratore, kreut të FIBA Europe, Turgay Demirel dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA-së, Patrick Baumann, Federatat e Francës, Greqisë, Gjermanisë, Italisë, Rusisë, Spanjës dhe Turqisë kanë diskutuar për çështjen në fjalë.
Në mbledhje u vendos që edhe basketbolli të ketë një Ligë të Kampionëve, ndërsa projekti parashikohet që të merr nismë në stinorin 2016/17.
Ndërkohë, projekti do t’iu paraqitet edhe Federatave tjera të basketbollit në Europë, për të treguar risitë që po planifikohen dhe mënyrat e pjesëmarrjes në të.


