Please enter at least 3 characters.

Ed Sheeran lë të kuptohet se është martuar në fshehtësi

2018/08/EdSheerangruaja-e1535442777708.jpg
250:"IPSWICH, ENGLAND - APRIL 21: Musician Ed Sheeran and fiance Cherry Seaborn look on during the Sky Bet Championship match between Ipswich Town and Aston Villa at Portman Road on April 21, 2018 in Ipswich, England. (Photo by Stephen Pond/Getty Images)
12:"Getty Images

Ed Sheeran është i njohur si një prej yjeve që e mban të fshehur jetën private, ndërsa së fundmi e ka bërë një lëshim në këtë aspekt.

Këngëtari duket se ka konfirmuar se është martuar me të dashurën Cherry Seaborn, shtatë muaj pasi kishte bërë të ditur se është fejuar.

Gjatë një interviste për Access, 27-vjeçari ka lënë të kuptohet se është martuar në mënyrë të fshehtë.

Gazetari e pyeti: "Si është puna me detajet e martesës? A e keni caktuar datën? E dini kur, e dini ku?".

Ndërsa në atë moment, Sheeran bëri një gjest në drejtim të një unaze të argjendtë në gishtin e unazës në dorën e majtë duke qeshur.

"Në rregull! Kjo është e bukur! Urime miku im. Si e fshehe këtë", i është drejtuar intervistuesi.

"Edhe ashtu unë nuk bëj asgjë publike", ka thënë më tej këngëtari.

Ndërsa kur gazetari i tha: "Kjo është e mrekullueshme", Ed ia ktheu: "Faleminderit". /Telegrafi/