Please enter at least 3 characters.

E tmerrshme: 14 vjeçarja rrihet tri orë pa ndalë nga gjashtë vajza tjera (Video)

2016/01/e-tmerrshme-14-vje-ccedil-arja-rrihet-tri-or-euml-pa-ndal-euml-nga-gjasht-euml-vajza-tjera-video_hd.jpg

Vajza 14-vjeçare po sulmohej fizkisht në një ndërtesë të pabanuar në Nanchang, në qendër të Kinës.

Video shumë shpejtë mori vëmendje në gjithë Kinën, ku vajza u filmua duke u goditur 32 herë për vetëm 99 sekonda.

Li Xiaoyan, edhe përkundër dhunës së vazhdueshme, asnjëherë nuk reagoi.

Ajo tregoi për “People’s Daily Online”, se vajzat e sulmuan atë pasi ato thanë se ajo u kishte përmendur emrat e tyre.

Më vonë ajo u dërgua në spital me fytyrën e skuqur dhe gjakderdhje nga hunda kur mori trajtime mjekësore për lëndime në fytyrë, transmeton lajmi.net.

Derisa askush nuk është arrestuar, policia është duke e hetuar rastin, i cili ndodhi me 25 shtator.