Please enter at least 3 characters.

E shiti banesën dy herë, arrestohet prishtinasi për mashtrim

2016/01/tri-arrestime-n-euml-gjakov-euml_hd.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi kishte shitur banesën  viktimës mashkull kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur në gusht të 2022.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që ia kishte shitur banesën viktimës mashkull  kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër, mashkull  kosovar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/