Please enter at least 3 characters.

"E shet veten për famë" - tension mes banorëve në spektakël

Foto: Instagram

Gjatë spektaklit të natës së sotme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova u publikua një klip, ku disa banorë diskutonin për Shkurta Haxhiun.

Në një moment, Alba Pollozhani bëri një deklaratë të fortë për banoren e këtij edicioni.

“E shet veten për famë", tha ajo në një moment.

Deklarata e Albës shkaktoi reagime të menjëhershme brenda shtëpisë, duke ndezur debatet mes banorëve dhe duke tërhequr vëmendjen e publikut.

E në këtë u përfshi edhe Labinot Rexha, i cili që në hyrje ka pasur përplasje me Haxhiun.

Të njëjtit diskutuan për ngjarjet që u zhvilluan gjatë javës dhe se si kanë rrjedhur gjërat mes tyre.

Mbetet për t'u parë se si do të zhvillohen gjërat në vazhdim. /Telegrafi/