Please enter at least 3 characters.

E përcollën me veturë dhe e detyruan të ndalet, policia arreston dy persona në Pejë

2019/09/arrestim-pranga-600.jpg

Policia ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi që të njëjtit dje rreth orës 14:00, kanë përcjellë me veturën e tyre viktimën mashkull kosovar i cili po ashtu ishte me kamionin e tij.

Të njëjtit dyshohet se e kanë thirre në telefon dhe e kanë ngacmuar si dhe e kanë udhëzuar të ndalet.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar. /Telegrafi/