Please enter at least 3 characters.

E! News: Pesë gjërat që nuk i keni ditur për fituesen e dy çmimeve "Grammy": Dua Lipa

2019/02/Dua1-1.jpg
285:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - FEBRUARY 10: Dua Lipa, winner of Best New Artist and Best Dance Recording for 'Electricity,' poses in the press room during the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Amanda Edwards/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, theu rekord duke fituar dy çmime "Grammy", me herën e parë që u nominua në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve.

Ajo fitoi çmimin "Artistja e re më e mirë" dhe "Kënga më e mirë ritmike", për këngën "Electricity", bashkëpunim me Diplo dhe Silk City.

E emocionuar këngëtarja shqiptare është ngjitur në skenën e "Grammy" dhe ka falënderuar të gjithë ata që mbështesin, duke treguar edhe njëherë se muzika që bënë u dedikohet atyre.

Dua ka qenë këto ditë krye-temë edhe e tabloideve më të mëdha botërore, të cilat kanë shkruar për suksesin e saj.

Ndër to, e përditshmja E! Newska shkruar për pesë gjërat që publiku mund të mos i ketë ditur rreth këngëtares, duke cekur ndër to domethënien e emrit të saj në shqip, si dhe shuarjen e shpresave për tu marrë me muzikë në fëmijëri.

Këto janë pesë faktet që E! News liston si gjërat që mund të mos i keni ditur rreth Dua Lipës:1. Në moshën 14 vjeçare, këngëtarja kishte lansuar këngë ‘cover’ në YouTube dhe vetëm disa vite më vonë do të arrijë këtë sukses.

2. Dua Lipa ishte në shkollën Sylvia Young- Theatre School, në të cilën ishte edhe Amy Winehouse, Rita Ora dhe Little Mix.

3. Emri “Dua” në gjuhën shqipe nënkupton “dashuri”.

4. Ne e dimë talentin e saj, por një person nuk e dinte, mësuesi në shkollë i kishte thënë asaj se nuk mund të këndonte, por me dy “Grammy” në duar e dëshmon të kundërtën.

5. Dua Lipa ishte e ftuar në turneun e Bruno Mars dhe Coldplay. /Telegrafi/