Please enter at least 3 characters.

E mërkurë me kthjellime dhe erë të lehtë, temperaturat deri në 15°C

Ditën e mërkurë pritet të mbajë mot i qëndrueshëm, i karakterizuar nga periudha me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me një shpejtësi të lehtë deri mesatare prej 1 deri në 6 metra për sekondë.

Kushtet e motit do të jenë përgjithësisht të favorshme për aktivitetet e përditshme, megjithëse prania e vranësirave mund të sjellë ndryshime të lehta gjatë ditës. /Telegrafi/