Please enter at least 3 characters.

E jashtëzakonshme: Willems skuqet për 30 sekonda (Video)

2016/01/e-jasht-euml-zakonshme-willems-skuqet-p-euml-r-30-sekonda-video_hd.jpg

Futbollisti i mysafirëve, Jetro Willems nuk ka arritur të luaj më shumë se 30 sekonda ndeshjen e kampionatit, transmeton Telegrafi.

Me të filluar ndeshja, Willems humbi një top në fushën e kundërshtarit, dhe nga inati bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit duke e larguar gjyqtari kryesor me karton të kuq.

Futbollistët mysafirë protestuan ndaj vendimit të gjqytarit, që në fund nuk u ndryshua fare.

Të përjashtohesh për 30 sekonda, kjo gjë nuk ka ndodhur pothuajse asnjëherë në futbollin modern, dhe Willems është futur në histori. /Telegrafi/