Please enter at least 3 characters.

E incizoi fshehurazi dhe ia shpërndau videot në rrjete sociale, Policia: I arrestuari në Leposaviq është 21 vjeçar

2024/05/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një personi të dyshuar për veprat penale “Sulm Seksual” dhe "Fotografimi apo incizime të tjera të paautorizuara" në Leposaviq.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është V.A., 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer këto vepra ndaj viktimës grua.

“I dyshuari është arrestuar mbi dyshimin e arsyeshëm se i njëjti e kishte prekur si dhe e kishte incizuar viktimën derisa ajo ishte fjetur në banesën e të dyshuarit dhe këto video i kishte shpërndarë në rrjetet socialet”, ka njoftuar policia.

Pas arrestimit dhe intervistimit të të dyshuarit, çështja është paraqitur për shqyrtim te prokurori i rastit, i cili ka vendosur që të caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë ndaj të dyshuarit, për të mundësuar hetime të mëtejshme.  /Telegrafi/