Please enter at least 3 characters.

Dy viktima dhe 111 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

2020/05/coronavirus-Information-1.png

Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 854 teste në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 111 raste të reja me Covid-19.

Sipas qyteteve: Shkup - 63, Kumanovë - 11, Shtip - 12, Tetovë - 8, Veles - 3, Ohër - 1, Gostivar - 3, Kriva Pallankë - 1, Koçan - 9.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 6 pacientë të shëruar, në: Prilep - 1, Tetovë - 4, Manastir - 1.

Në Klinikën për sëmundje infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë, një paciente (53) nga Struga dhe një pacient nga Prilepi (80).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifukarëve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 3.025 persona./Telegrafi/