Please enter at least 3 characters.

Dy shqiptarët Anna Oxa dhe Iljard Shaba ndezin skenën e 'Sanremo 2023'

2023/02/iljard4.jpg
214:"SANREMO, ITALY - FEBRUARY 10: Anna Oxa and Iljard Shaba attend the 73rd Sanremo Music Festival 2023 at Teatro Ariston on February 10, 2023 in Sanremo, Italy. (Photo by D.Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images )
31:"Daniele Venturelli/Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë në Itali, Anna Oxa, i është rikthyer konkurrimit në festivalin e 'Sanremos' pas 12 viteve.

Ajo performoi në natën e parë këngën e saj konkurruese me titull "Sali", e cila është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku italian.

Në natën e tretë të festivalit, e cila njihet si nata e rikthimit të këngëve tradicionale, Anna Oca nuk mbeti e vetmja shqiptare në skenën e madhe të 'Sanremos'.

Kjo pasi ajo kishte ftuar për ta shoqëruar në këngë violonçelistin e njohur shqiptar, Iljard Shaba.

Dyshja kanë interpretuar së bashku këngën e famshme të Anna Oxës, "Un'emozione da poco", me të cilin dikur këngëtarja me origjinë nga Kruja ishte prezantuar në festivalin e famshëm italian, në vitin 1978.

Performanca e dy artistëve shqiptarë është pritur jashtëzakonisht mirë dhe me duartrokitje të ngrohta nga publiku italian.

Iljard Shaba përndryshe është një artist i cili krenohet me një karrierë dhjetëvjeçare si DJ dhe në moshën 16-vjeçare filloi të luante violonçel. Një muzikant i zhanrit 'eletronic' që kalon nga muzika klasike në xhaz, në muzikë latine, e deri në këngë popullore.

Anna Oxa pritet që performojë edhe sonte (e shtunë) në finalen e madhe të 'Sanremo 2023', ku fituesi i përzgjedhur nga publiku dhe juria, pritet të jetë përfaqësuesi i Italisë në 'Eurovision 2023', që sivjet mbahet në Liverpool. /Telegrafi/