Dy lojtarë për De Gean
22/07/2015
Manchester Unitedi u ka vënë kushte Los Blancos, të cilët janë të interesuar që ta blejnë portierin spanjoll.
Sipas Daily Mail, Louis van Gaal është i vendosur që në shkëmbim ta marrë mbrojtësin Sergio Ramos, të cilin Djajtë e Kuq po e kërkojnë qe një kohë.
Po ashtu, si pjesë e marrëveshjes duhet të përfshihet edhe portieri Keylor Navas, të cilit Reali sapo ia ka dhënë numrin e Iker Casillasit.
Natyrisht që United do të duhej t’i paguante edhe ca miliona Madridit në rast se do të bëhej ky shkëmbim. /Telegrafi/


